JETA

Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027

Kosova.Today ·

Transmetuesi publik holandez AVROTROS ka konfirmuar sot se nuk do të marrë pjesë në Eurovision Song Contest vitin e ardhshëm. Si arsye për këtë vendim përmenden ndarjet e krijuara rreth luftës në Gaza, për shkak të të cilave transmetuesi holandez...

Transmetuesi publik holandez AVROTROS ka konfirmuar sot se nuk do të marrë pjesë në Eurovision Song Contest vitin e ardhshëm.

Si arsye për këtë vendim përmenden ndarjet e krijuara rreth luftës në Gaza, për shkak të të cilave transmetuesi holandez vlerëson se gara nuk mund të konsiderohet më neutrale, përcjell albinfo.ch.

Drejtori i përgjithshëm i AVROTROS, Taco Zimmerman, e shpjegoi vendimin në një deklaratë zyrtare:

“Është e pamohueshme se konfliktet ndërkombëtare po ndikojnë gjithnjë e më shumë në garë dhe po minojnë karakterin e saj neutral. Për këtë arsye, Eurovisioni është shndërruar në një platformë përçarjeje.”

Në njoftim thuhet gjithashtu se ndryshimet e fundit të paralajmëruara nga organizatorët nuk janë të mjaftueshme:

“Ndryshimet e paralajmëruara nuk na japin besim të mjaftueshëm se karakteri i pavarur dhe neutral i Eurovisionit është rikthyer.”

Vendimi i transmetuesit holandez vjen pas një sërë polemikash lidhur me pjesëmarrjen e Izraelit. Izraeli ishte shumë pranë fitores në vitet 2025 dhe 2026, duke përfunduar në vendin e dytë në të dyja edicionet.

Eurovision Song Contest 2026 u ndoq nga 131 milionë shikues, 35 milionë më pak krahasuar me vitin paraprak. Shikueshmëria ra pasi pesë vende bojkotuan garën për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Holanda, Islanda, Spanja, Irlanda dhe Sllovenia u tërhoqën nga gara. Tri vendet e fundit refuzuan gjithashtu transmetimin e programit.

Në fillim të këtij muaji, organizatorët njoftuan një rregull të ri, sipas të cilit vendet e përfshira në një konflikt të armatosur nuk mund të jenë nikoqire të Eurovisionit.

Edicioni i ardhshëm i Eurovision Song Contest do të mbahet në qytetin Burgas, në bregdetin e Detit të Zi në Bullgari. Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 11 dhe 13 maj, ndërsa finalja e madhe më 15 maj 2027.

Bullgaria do të jetë nikoqire e Eurovisionit për herë të parë, pasi këngëtarja bullgare Darina Yotova, e njohur me emrin artistik DARA, fitoi edicionin e këtij viti në Vjenë me këngën “Bangaranga”. /albinfo.ch/

The post Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova

15.11.2026

Zvicra prezanton program të ri universitar për inteligjencën artificiale, studimet nisin në vitin 2027

15.11.2026

Kurti dhe Parmelin diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës

13.11.2026

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026