JETA

Hykmete Bajrami: Urgjente të shpëtohet Kosova, kush e shkel Kushtetutën, sikurse armiqtë e shtetit, të përfundojë në burg

Kosova.Today ·

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është urgjencë kombëtare të shpëtohet Kosova. Bajrami ka thënë se duhet të jetësohet nisma e IKD’së për ta bërë vepër penale shkeljen e Kushtetutës. Bajrami ka thënë se kushdo që e shkel Kushtetutën...

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është urgjencë kombëtare të shpëtohet Kosova. Bajrami ka thënë se duhet të jetësohet nisma e IKD’së për ta bërë vepër penale shkeljen e Kushtetutës.

Bajrami ka thënë se kushdo që e shkel Kushtetutën “njëjtë si armiqtë e këtij shteti” të përfundojë në burg.

“Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet. Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfundojnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Sepse ky vend nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, ka shkruar Bajrami.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Për Kosovën Republikë” i Enver Dugollit promovohet mes studentëve në ETH Zürich

15.11.2026

Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë

14.11.2026

Shoqata e Mjekëve të Zvicrës kundërshton kufizimin e kostos

15.11.2026

Zug: Me dron policie identifikohet shqiptari i dyshuar për vjedhje me thyerje

13.11.2026