SHQIPERIA

Incidenti te selia e PD, Bozdo: Sulm i paprovokuar nga njerëzit, u dëmtuam të gjithë

Kosova.Today ·

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka akuzuar Policinë e Shtetit për përdorimin e bombolave të gazit lotsjellës pranë selisë së PD-së në Tiranë, duke e cilësuar ndërhyrjen si të paprovokuar. Në një deklaratë nga vendngjarja, Bozdo tha...

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka akuzuar Policinë e Shtetit për përdorimin e bombolave të gazit lotsjellës pranë selisë së PD-së në Tiranë, duke e cilësuar ndërhyrjen si të paprovokuar.

Në një deklaratë nga vendngjarja, Bozdo tha se në momentin e ndërhyrjes në zonë ndodheshin dhjetëra e qindra simpatizantë dhe zyrtarë të Partisë Demokratike. Sipas tij, ai kishte parë mbi 10 automjete policie të rrethuara, ndërsa nga disa prej tyre u hodhën njëkohësisht bombola gazi, disa prej të cilave ranë pranë hyrjes së selisë blu.

Deputeti pretendoi se hedhja e gazit shkaktoi panik te personat që ndodheshin në oborrin e Partisë Demokratike, duke shtuar se ai dhe kolegë të tjerë deputetë tentuan të komunikonin me efektivët për të kuptuar arsyet e ndërhyrjes.

“Ne kemi kërkuar komandantin për t’u sqaruar, sepse nuk kuptohet për çfarë arsye pati një sulm absolutisht të paprovokuar te njerëzit që rrinin brenda oborrit të Partisë Demokratike”, u shpreh Bozdo.

Ai mohoi që në oborrin e selisë të kishte protestues, duke pretenduar se personat e pranishëm ishin vetëm anëtarë dhe simpatizantë të PD-së.

Bozdo e cilësoi situatën si të turpshme, ndërsa tha se edhe vetë ishte dëmtuar nga gazi lotsjellës. Ai përmendi gjithashtu praninë e dy ambulancave dhe personat që, sipas tij, ndodheshin në gjendje të rënduar.

“Kush i provokon? Çfarë pune? Le të vazhdojnë punën e tyre. Kjo është e turpshme”, përfundoi deputeti demokrat.

The post Incidenti te selia e PD, Bozdo: Sulm i paprovokuar nga njerëzit, u dëmtuam të gjithë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

I kërkuar nga Mali i Zi për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 52-vjeçari! Pritet ekstradimi

13.11.2026

Përmbytje dhe mungesë e energjisë elektrike në Theth për shkak të motit të keq (VIDEO)

13.11.2026

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë pas marshimit nga Ministria e Arsimit në Unazën e Tiranës

14.11.2026

Aksident në aksin Qukës–Prrenjas, dy automjete dalin nga rruga pas përplasjes, plagoset një person

14.11.2026