SPORTI

Interi dhe Milani barazojnë në derbin miqësor të luajtur në Australi

Kosova.Today ·

Interi dhe Milani janë ndarë në barazim 1:1 në derbin e parë të sezonit 2026/27, të zhvilluar në kuadër të turneut parasezonal në Perth të Australisë, përcjell albinfo.ch. Interi kaloi në epërsi në pjesën e parë falë një goli të Marcus Thuram,...

Interi dhe Milani janë ndarë në barazim 1:1 në derbin e parë të sezonit 2026/27, të zhvilluar në kuadër të turneut parasezonal në Perth të Australisë, përcjell albinfo.ch.

Interi kaloi në epërsi në pjesën e parë falë një goli të Marcus Thuram, duke e mbyllur 45 minutëshin e parë me avantazh minimal.

Milani reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë rezultatin në minutat e fundit të takimit, kur Christopher Nkunku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1:1.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin Optus Stadium në Perth, në prani të mijëra tifozëve, dhe shërbeu si një test i rëndësishëm për të dy skuadrat para fillimit të sezonit të ri.

Të dy trajnerët shfrytëzuan takimin për të provuar skema të ndryshme loje dhe për t’u dhënë minuta lojtarëve të rinj dhe përforcimeve të afruara gjatë afatit kalimtar veror.

The post Interi dhe Milani barazojnë në derbin miqësor të luajtur në Australi appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Përfundon pa gola ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit

14.11.2026

Arda Guler drejt largimit nga Real Madridi? Gjiganti evropian i ofron pagë prej 22 milionë eurosh

12.11.2026

“I shkreti mbrojtësi serb”, Klopp bën shaka pas debutimit mahnitës të Grudës

14.11.2026

Lara Colturi e dyta në sllallomin e Levit

14.11.2026