MAQEDONIA

Internet falas në 64 komuna të Maqedonisë, mbi 200 mijë qytetarë tashmë e kanë shfrytëzuar!

Kosova.Today ·

Mbi 200 mijë qytetarë kanë përdorur internetin falas në 72 lokacione publike në 64 komuna të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania. Rrjeti Wi-Fi ofron shpejtësi deri në 200 Mbps...

Mbi 200 mijë qytetarë kanë përdorur internetin falas në 72 lokacione publike në 64 komuna të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania.

Rrjeti Wi-Fi ofron shpejtësi deri në 200 Mbps, ndërsa deri tani janë shfrytëzuar mbi 115 terabajt të dhëna.

Euroambasadori Mihail Rokas theksoi nevojën për zgjerimin e internetit në zonat rurale dhe malore, ndërsa ambasadorja gjermane Petra Dreksler vlerësoi se qasja në internet duhet të jetë e barabartë për të gjithë qytetarët.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, paralajmëroi mundësinë e zgjerimit të projektit edhe në Shën Naum, Liqenin e Dibrës, Mavrovë dhe Kokino.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bastisje në Shkup, sekuestrohet drogë dhe para, arrestohet 19-vjeçari

10.11.2026

Mexhiti pret në takim ambasadorin e ri turk në Maqedoninë e Veriut, Alper Aktash

10.11.2026

Shasivari takim me ambasadorin Aktas: Thellojmë partneritetin në fushën e drejtësisë

09.11.2026

Mustafi me akuza ndaj Mexhitit për Dimitrievskin, Lumjani nga VLEN i kundërpërgjigjet (FOTO)

10.11.2026