MAQEDONIA

Iseni në Kosovë, pritje nga Sveçla: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Kosova.Today ·

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka realizuar një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me krerët e institucioneve të sigurisë dhe administratës kosovare. Gjatë kësaj vizite,...

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka realizuar një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me krerët e institucioneve të sigurisë dhe administratës kosovare.

Gjatë kësaj vizite, Iseni u takua me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe zëvendësministrin Enver Dugolli. Në fokus të takimit bilateral ishin çështjet me interes të përbashkët dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive.

Përveç takimeve ndërministrore, zv.ministri Iseni realizoi vizita edhe në disa institucione kyçe:

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar: Takim me drejtorin e Departamentit të Policisë Kufitare, Fehmi Xhata.

Akademia e Kosovës për Siguri Publike: Takim me drejtorin Shpend Shabani dhe kadetët e akademisë.

Agjencia e Regjistrimit Civil: Takim me drejtorin Jetmir Haziri.

Iseni e vlerësoi këtë vizitë si një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave e praktikave më të mira, si dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

13.11.2026

Pa patentë dhe nën alkool: Nëntë shoferë përfunduan në polici

15.11.2026

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

14.11.2026

Shasivari: Hapet kutia e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja e Soravisë dhe emri i Davor Macurës në qendër të pikëpyetjeve

15.11.2026