MAQEDONIA

VLEN: Me Jakup Huseinin në krye të Bërvenicës synojmë komunën e 11-të

Kosova.Today ·

Sonte, në ora 20:00, në shkollën fillore në Çellopek, prezantojmë kandidatin e VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, dhe planprogramin e tij për zhvillimin e komunës. Me përvojën e VLEN-it në pushtetin qendror dhe në...

Sonte, në ora 20:00, në shkollën fillore në Çellopek, prezantojmë kandidatin e VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, dhe planprogramin e tij për zhvillimin e komunës.

Me përvojën e VLEN-it në pushtetin qendror dhe në drejtimin e 10 komunave, ku janë realizuar projekte të shumta nga kuadrot e VLEN-it, synojmë që Bërvenica të bëhet komuna e 11-të.

Jakup Huseini vjen me një vizion të qartë dhe një planprogram konkret për infrastrukturën, ekonominë lokale, të rinjtë, mjedisin dhe transparencën.

Konventa e sotme shënon hapin e radhës në rrugën drejt një qeverisjeje të re në Bërvenicë, me bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mickoski: Marrëveshja me VLEN-in nuk ndryshon deri në 2028

13.11.2026

Shasivari: Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!

14.11.2026

Sejdiu njofton për takimin e liderëve të VLEN me kryeministrin Mickoski: Çka u bisedua?

13.11.2026

VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura

15.11.2026