MAQEDONIA

Sali Jusufi, gjahtari nga Hotla që po e ruan me krenari traditën familjare të Haxhi Azirit

Kosova.Today ·

Në Karadakun e Kumanovës, gjuetia nuk është vetëm pasion, por edhe traditë që përcillet brez pas brezi. Një nga ata që po e vazhdon me krenari këtë traditë është Sali Jusufi nga fshati Hotël i Likovës, i cili po ndjek gjurmët e babait të tij...

Në Karadakun e Kumanovës, gjuetia nuk është vetëm pasion, por edhe traditë që përcillet brez pas brezi. Një nga ata që po e vazhdon me krenari këtë traditë është Sali Jusufi nga fshati Hotël i Likovës, i cili po ndjek gjurmët e babait të tij të ndjerë, Azir Jusufi – i njohur për shumëkënd si Haxhi Aziri.

Për vite me radhë, Haxhi Aziri e kultivoi pasionin për gjuetinë në rajonin e Karadakut të Kumanovës, duke lënë pas kujtime, përvoja dhe një emër të lidhur me këtë traditë të njohur të trevës.

Sot, këtë trashëgimi familjare po e vazhdon i biri, Saliu, i cili me përkushtim ruan lidhjen me natyrën dhe traditën e trashëguar nga babai i tij.

Sepse disa pasione nuk shuhen me ikjen e njeriut – ato vazhdojnë të jetojnë te brezi që vjen pas tij.

Sali Jusufi është dëshmi se trashëgimia më e çmuar e një babai nuk është vetëm ajo që lë pas, por edhe vlerat, kujtimet dhe pasionet që mbillen në zemrën e fëmijëve.

Respekt për Saliun, që po e mban gjallë kujtimin e Haxhi Azirit dhe po e vazhdon traditën familjare në Karadakun e Kumanovës!/GazetaLajm


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

14.11.2026

Imeri Stafai “godet” Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin: Munguan për Shqipërinë, kurse për interesa pushteti qëndruan deri në orët e para të mëngjesit!

14.11.2026

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në për banor, pas Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë

13.11.2026

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka u bisedua?

12.11.2026