JETA

Juventus me një dedikim fantastik për Zhegrovën para ndeshjes me Austrinë

Kosova.Today ·

Klubi i Juventus është siguruar që t’i urojë fat lojtarit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, para përballjes me Austrinë në kuadër të ndeshjeve të Ligës B në Ligën e Kombeve. Ata i kanë uruar Zhegrovës shumë fat për ndeshjen përballë...

Klubi i Juventus është siguruar që t’i urojë fat lojtarit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, para përballjes me Austrinë në kuadër të ndeshjeve të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Ata i kanë uruar Zhegrovës shumë fat për ndeshjen përballë Austrisë, që do të luhet sonta në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Insajderi.

“I urojmë shumë fat Edon Zhegrovës në ndeshjen e Kosovës kundër Austrisë!”, thuhet në postimin e Juventus.

Zhegrova ishte golashënuesi i vetëm nga ana e Kombëtares së Kosovës përballë asaj të Austrisë në ndeshjen që e luajti si mysafir. Ai shënoi nga pika e bardhë në ndeshjen që përfundoi 3-1 në të mirë të austriakëve.

Kosova ka barazuar përballë Izraelit dhe ka fituar kundër Irlandës, duke u radhitur kështu e dyta në grup me katër pikë, pas Austrisë e cila ka shtatë pikë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Trenat TGV mes Bazelit dhe Parisit nuk qarkullojnë këtë fundjavë

14.11.2026

Rreth 11 mijë e 500 banorë të regjionit të Bazelit e kanë shqipen gjuhën e tyre të parë

15.11.2026

St. Gallen: U promovua libri poetik në gjuhën gjermane i Isuf Sherifit

15.11.2026

A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

13.11.2026