JETA

Kandidat për kryetar të PDK-së? Flet Sami Lushtaku

Kosova.Today ·

Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të partisë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë...

Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të partisë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në Debat Plus, Lushtaku tha se është i përqendruar në pozitën që mban si kryetar i Komunës së Skenderajt dhe se nuk ka pretendime për të udhëhequr PDK-në.

Ai ka theksuar se një synim të tillë nuk e ka pasur as më parë dhe nuk e ka as tani.

“Jo. Asnjëherë as kam pasur dhe as nuk kam aspirata”, deklaroi Lushtaku.

Ai shtoi se ata që flasin në emrin e tij dhe e lidhin me pretendimet për kryetar të PDK-së e kanë gabim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zbulohet pse rrëshqitja masive e shkëmbinjve në Brienz ndodhi disa javë më vonë se parashikimi

11.11.2026

Zvicër: Qytetarët vendosin për ndryshimin e kushteve të punës në spitalin kantonal të Schaffhausenit

12.11.2026

Zvicër: Më 29 nëntor votohet për transport publik më të lirë për të rinjtë

12.11.2026

Dua Lipa bëhet një nga emrat kryesorë të festivalit gjigant Coachella

12.11.2026