MAQEDONIA

Kapet me 200 mijë euro në Tabanoc, ja kush është personi?

Kosova.Today ·

Në pikën kufitare të Tabanocit, te një shtetas hungarez janë zbuluar 200.000 euro, të cilat ai ishte përpjekur t’i fuste ilegalisht në Maqedoninë e Veriut, njoftoi Drejtoria e Doganave. Për shkak të dyshimeve, automjeti i tij u përzgjodh për...

Në pikën kufitare të Tabanocit, te një shtetas hungarez janë zbuluar 200.000 euro, të cilat ai ishte përpjekur t’i fuste ilegalisht në Maqedoninë e Veriut, njoftoi Drejtoria e Doganave.

Për shkak të dyshimeve, automjeti i tij u përzgjodh për kontroll. Gjatë kontrollit të detajuar, në një çantë të zezë prej pëlhure, të vendosur mes ulëseve pranë levës së ndërrimit të shpejtësive, u gjetën 65.000 euro, transmeton portali Lideri.mk.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm, në një çantë shpine që ndodhej në ulësen e pasme të automjetit, nën një kompjuter, u zbulua një çantë e vogël e zezë me 37.650 euro.

Ndërkaq, në një valixhe të vendosur gjithashtu në ulësen e pasme, mes rrobave, u gjet edhe një çantë tjetër e zezë me 97.350 euro.

Nga shuma e përgjithshme prej 200.000 eurosh, të cilat nuk ishin deklaruar në doganë, pasagjerit i janë kthyer 10.000 euro, në përputhje me Ligjin për operacionet valutore. Pjesa tjetër, prej 190.000 eurosh, është mbajtur nga autoritetet doganore, me dëshmi për mbajtjen e mjeteve financiare.

Kundër personit është paraqitur kallëzim përkatës për kundërvajtje, njoftoi Drejtoria e Doganave.

The post Kapet me 200 mijë euro në Tabanoc, ja kush është personi? appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

13.11.2026

Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare

13.11.2026

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

13.11.2026

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën shqipe” dhe “Rastet e Hagës”

13.11.2026