JETA

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që përvetësoi rreth gjysmë milioni euro

Kosova.Today ·

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi me inicialet E.R., i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar një personi...

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi me inicialet E.R., i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar një personi dëm material prej rreth 500 mijë euro, përcjell KosovaPress.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, kërkesa është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale të mashtrimit nga neni 323, paragrafi 4, si dhe veprën penale të keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike nga neni 284, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, nënparagrafët 1.3, 1.4 dhe 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria bën të ditur se i dyshuari dyshohet se ka keqpërdorur mjetet financiare të investuara nga një person tjetër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëm material në vlerë rreth 500 mijë euro.

Sipas organit të akuzës, kërkesa për paraburgim është paraqitur pasi janë plotësuar kushtet ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale, me qëllim të sigurimit të pranisë së të dyshuarit në procedurë penale, zhvillimit të papenguar të hetimeve dhe parandalimit të rrethanave që mund të pengojnë procedurën.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të personave që bien ndesh me ligjin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026

Aldi Suisse tërheq nga shitja mini filetot e pulës, konstatohet prania e listerisë

13.11.2026

Stuhi dhe reshje të dendura shiu në Evropë, moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë edhe Zvicrën

16.11.2026

15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026

12.11.2026