JETA

Rama konfirmon se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së vitin e ardhshëm: Abdixhiku duhet të dorëhiqet

Kosova.Today ·

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka konfirmuar përsëri ambicien e tij për kryetar të LDK-së. Ai ka thënë se do të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie në zgjedhjet e brendshme të vitit të ardhshëm, shkruan lajmi.net. Rama...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka konfirmuar përsëri ambicien e tij për kryetar të LDK-së.

Ai ka thënë se do të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie në zgjedhjet e brendshme të vitit të ardhshëm, shkruan lajmi.net.

Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e deputetit të LDK-së, Arben gashit i cili ka thënë se Rama duhet të dëshmohet fillimisht në Prishtinë pastaj të vazhdoj për kryetar të LDK-së.

“Mirë e ka, jam dëshmuar në Prishtinë jam rizgjedhur dhe e kam sjell LDK-në të parën në Prishtinë”, ka thënë Rama.

Ai ka dhënë mendimin e tij edhe për të parin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

“Lumir Abdixhiku mendoj se do të kishte bërë mirë të dorëhiqej”, ka shtuar Rama.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sindikatat kërkojnë pagë minimale prej 5.000 frangash për punonjësit me arsim profesional

13.11.2026

Shqyrtohen masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet e aeroporteve

14.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026