KOSOVA

Konjufca deklarohet i pafajshëm në rigjykimin për gazin lotsjellës

Kosova.Today ·

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është deklaruar i pafajshëm në rigjykimin ku po akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. “Deklarohem i pafajshëm dhe nuk kam kurrfarë komenti shtesë”, deklaroi...

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është deklaruar i pafajshëm në rigjykimin ku po akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

“Deklarohem i pafajshëm dhe nuk kam kurrfarë komenti shtesë”, deklaroi Konjufca.

Tutje, Konjufca bëri të ditur se dëshiron të mbrohet në heshtje.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 shkurt 2024 ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës, me arsyetimin se nuk është provuar se ka kryer veprën që i vihej në barrë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Kurse, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, për të cilën ka arritur parashkrimi, u refuzua akuza.

Por, Gjykata e Apelit ktheu rastin në rigjykim.

The post Konjufca deklarohet i pafajshëm në rigjykimin për gazin lotsjellës appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

E pranon Vuçiq: Kurti nuk më lejon të hyj në Kosovë, as mua e as familjarët e mi

15.11.2026

Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael

14.11.2026

Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime er’otike dhe korruptive, jepni dorëheqjen

15.11.2026

Sot temperaturat deri 13 gradë

15.11.2026