JETA

Kosova “përvëlohet” gjatë fundjavës, temperaturat deri në 38 gradë

Kosova.Today ·

Vala e të nxehtit do të përfshijë Kosovën gjatë fundjavës, me temperatura që të shtunën pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të shtunën temperaturat maksimale do...

Vala e të nxehtit do të përfshijë Kosovën gjatë fundjavës, me temperatura që të shtunën pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të shtunën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri në 38 gradë Celsius, ndërsa ato minimale do të jenë nga 11 deri në 15 gradë Celsius.

Moti i nxehtë do të vazhdojë edhe të dielën, por temperaturat maksimale do të pësojnë një rënie të lehtë. Ato pritet të lëvizin nga 29 deri në 34 gradë Celsius, ndërsa temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16 gradë Celsius.

Për shkak të temperaturave të larta, IHMK-ja ka rekomanduar që gjatë orëve me intensitet më të lartë të rrezatimit diellor, qytetarët të përdorin mbrojtje nga rrezatimi diellor.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026

Promovimi i librit “Për Kosovën Republikë” në Gjenevë, një mbrëmje kujtese dhe emocionesh në mesin e mërgatës 

16.11.2026

Kurti dhe Parmelin diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës

13.11.2026

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026