JETA

Krenari shqiptare në Evropë: Preshevari Doruntin Shabani doktoron me notën maksimale për Fizikë Bërthamore në Gjermani!

Kosova.Today ·

Një tjetër arritje e madhe akademike i është shtuar shkencës dhe komunitetit shqiptar. I riu nga Presheva, Doruntin Shabani, ka përfunduar me sukses studimet e doktoraturës në Institutin për Fizikë Bërthamore në Universitetin e Kölnit në Gjermani,...

Një tjetër arritje e madhe akademike i është shtuar shkencës dhe komunitetit shqiptar. I riu nga Presheva, Doruntin Shabani, ka përfunduar me sukses studimet e doktoraturës në Institutin për Fizikë Bërthamore në Universitetin e Kölnit në Gjermani, duke fituar zyrtarisht titullin Doktor i Fizikës Bërthamore.

Puna e tij kërkimore dhe disertacioni shkencor janë vlerësuar me notën më të lartë nga komisioni akademik i përbërë nga profesorët e njohur ndërkombëtarë: Christoph Langer, Dennis Mücher, Kathrin Wimmer dhe Annette Schmidt.

Ky sukses dëshmon përkushtimin e lartë shkencor të Shabanit dhe shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij akademike, duke u kthyer në një lajm krenarie për Luginën e Preshevës dhe një tjetër shembull të lartësimit të të rinjve shqiptarë në qendrat më prestigjioze të Evropës.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Uji i ndotur në Turbenthal, banorëve u kërkohet ta vlojnë para përdorimit

14.11.2026

Tregu i Krishtlindjeve në St. Gallen largon dy atraksione tradicionale për fëmijë

12.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026

Një ditë në botën e të rriturve, dita e së ardhmes në Zvicër

12.11.2026