MAQEDONIA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të vizitojë Maqedoninë e Veriut

Kosova.Today ·

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të jetë i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve për autostradën Shkup-Bllacë. MPB informoi për vizitën, duke ndërmarrë masa sigurie. Siç bëhet e ditur, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të jetë i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve për autostradën Shkup-Bllacë.

MPB informoi për vizitën, duke ndërmarrë masa sigurie. Siç bëhet e ditur, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në zonën e qytetit të Shkupit. “SPB Shkup u bën apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë”, thonë nga MPB. Kurti në ceremoni do të jetë me liderët e VLEN-it si dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Imeri Stafai “godet” Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin: Munguan për Shqipërinë, kurse për interesa pushteti qëndruan deri në orët e para të mëngjesit!

14.11.2026

Alta Banka del në shitje: Ja sa kushton një aksion dhe detajet e ankandit publik

16.11.2026

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë me zbulimin e saj shkencor!

16.11.2026

Osmani: Normalizimi i gënjeshtrës në diskursin politik nga VLEN-i është skandaloz

13.11.2026