JETA

Kryeziu: Ligji për Specialen është i punuar mirë, presidentja është dashur ta nënshkruajë

Kosova.Today ·

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se Ligji për Specialen është i punuar mirë. Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai tha se presidentja Justina Shiroka Pula është dashur ta nënshkruajë atë, në vend që...

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se Ligji për Specialen është i punuar mirë.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai tha se presidentja Justina Shiroka Pula është dashur ta nënshkruajë atë, në vend që ta kthente në Kuvend.

“Ka edhe arsye politike sigurisht. Unë konsideroj se është presidentja e re në detyrë, jo në kuptimin e moshës dhe nuk është dashur të hyjë në këto situata të palakmueshme dhe e kthen ligjin në Parlament, dhe Parlamenti mund ta tejkalojë ligjin me 60 ose 61 vota dhe pastaj ligji hyn në fuqi drejtpërdrejtë”, u shpreh Kryeziu, njofton Klankosova.

Kthimi në Kuvend i Ligjit për Specialen nga ana e presidentes u bë të enjten, më 22 tetor, me kërkesën e subjekt politik që e ka iniciuar, Partisë Demokratike të Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti dhe Parmelin diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës

13.11.2026

Sulm kibernetik ndaj qendrës shëndetësore në Chur të Zvicrës, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

12.11.2026

Burrat demonstruan në Bernë kundër dhunës ndaj grave

14.11.2026

Propozimi për pagë minimale prej 5 mijë frangash në Zvicër ngjall reagime

12.11.2026