MAQEDONIA

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Kosova.Today ·

Një 41-vjeçar nga Kumanova dhe nipi i tij janë sulmuar fizikisht dje në zonën e “Bit Pazarit” në Shkup, ndërsa pas sulmit, autorët ua kanë dëmtuar edhe veturën. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), D.T. (41) nga fshati Kojnare e Poshtme...

Një 41-vjeçar nga Kumanova dhe nipi i tij janë sulmuar fizikisht dje në zonën e “Bit Pazarit” në Shkup, ndërsa pas sulmit, autorët ua kanë dëmtuar edhe veturën.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), D.T. (41) nga fshati Kojnare e Poshtme e Kumanovës, ka raportuar se më 20 gusht 2026, rreth orës 12:30, në zonën e “Bit Pazarit” në Shkup, ai dhe nipi i tij, H.T., pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, janë sulmuar fizikisht nga dy persona.

Sipas denoncimit, gjatë sulmit autorët kanë përdorur edhe një send të fortë.

Pas sulmit fizik, dy personat i kanë dëmtuar edhe automjetin e 41-vjeçarit nga Kumanova.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pa patentë dhe nën alkool: Nëntë shoferë përfunduan në polici

15.11.2026

Alarm për sigurinë ushqimore: Kosova bllokon produktet e një qumështoreje nga Maqedonia, zbulohet bakteri E. coli!

13.11.2026

‘As Senjak’ del me deklaratë për opinionin pas akuzave për lidhje me Alta Bankën

14.11.2026

Qoku: Alta Banka dhe Soravia janë interesa të liderit suprem, jo të BDI-së

15.11.2026