MAQEDONIA

Kumanovari dhuron 26 mijë euro për rrugën që mundëson qasjen në Xhaminë e Tabanocit

Kosova.Today ·

Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në fshatin Tabanoc. Marrëveshja për blerjen u nënshkrua më 19 tetor 2026, në prani të myftiut...

Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në fshatin Tabanoc.

Marrëveshja për blerjen u nënshkrua më 19 tetor 2026, në prani të myftiut të Kumanovës, h. Abedin ef. Imeri, dhe anëtarëve të familjes Selmani nga Llojani.

Rruga ka një sipërfaqe prej 529 metrash katrorë, me gjerësi prej shtatë metrash, ndërsa vlera e blerjes arrin në 26.450 euro, shumë e paguar nga Husejn Bajrami.

Muftinia e Kumanovës e falënderoi z.Bajrami për këtë kontribut, si dhe familjen Selmani për bashkëpunimin, duke shprehur lutjen që kjo vepër të pranohet si sadaka dhe të shpërblehet me të mira.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shasivari para murit të Berlinit: Liria nuk është dhuratë, por fitore e demokracisë

13.11.2026

Punësimet tinëzare në Spitalin e Kumanovës, 80 maqedonas, asnjë shqiptarë

12.11.2026

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

13.11.2026

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

13.11.2026