JETA

S’ka kuorum, dështon mbledhja e KGJK-së

Kosova.Today ·

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Në rend të ditës ishte paraparë shqyrtimi i kërkesës së ushtrueses së detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, si dhe njoftimeve të gjyqtarëve...

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Në rend të ditës ishte paraparë shqyrtimi i kërkesës së ushtrueses së detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, si dhe njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.

Mbledhja nuk u mbajt për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje.

Kryesusi i KGJK-së Rrustem Thaqi, tha se disa prej anëtarëve kanë informuar për arsyet e mungesës së tyre e disa jo.

Ai pati kritika për mungesën e tyre.

“Më kanë informuar se 4 prej tyre nuk do të marrin pjesë në takim… Asnjë nga anëtarët nuk kanë paraqitur kërkesë për pushim. Nuk mund të lejohet sjellja e tillë. Si pasojë e mungesës se kourumit ky takim nuk mund të mbahet”, tha ai.

Kjo pikë kishte shkaktuar përplasje edhe në mbledhjen e fundit të KGJK-së, e cila ishte ndërprerë pas debatit mes anëtarëve lidhur me shqyrtimin e kërkesës për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb në veri të vendit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Uji i ndotur në Turbenthal, banorëve u kërkohet ta vlojnë para përdorimit

14.11.2026

Trenat TGV mes Bazelit dhe Parisit nuk qarkullojnë këtë fundjavë

14.11.2026

Tesla nis porositë për taksitë pa shofer, çmimi rreth 25 mijë franga

15.11.2026

Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

12.11.2026