MAQEDONIA

Kurti: Falënderoj koalicionin shqiptar për kontributin në autostradën Shkup-Bllacë

Kosova.Today ·

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e fillimit të punimeve për autostradën Shkup–Bllacë, ka vlerësuar rëndësinë e projektit për lidhjen infrastrukturore dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut....

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e fillimit të punimeve për autostradën Shkup–Bllacë, ka vlerësuar rëndësinë e projektit për lidhjen infrastrukturore dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kurti tha se autostrada, e cila përfshin pesë tunele, tetë ura dhe katër galeri, do ta forcojë ndjeshëm lidhjen mes dy vendeve dhe do ta lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave.

Ai theksoi se projekti është pjesë e rrjetit evropian TEN-T dhe se përmes Kosovës e afron Shkupin me Prishtinën dhe më tej me rrjetet dhe tregjet evropiane.

Në fjalën e tij, Kurti përmendi edhe projektet e tjera infrastrukturore që synojnë lidhjen e Kosovës me Maqedoninë e Veriut, përfshirë Linjën 10 hekurudhore dhe projektin Prizren–Tetovë përmes tunelit.

Në fund, kryeministri kosovar falënderoi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë kontribuuesit për nisjen e projektit, ndërsa një falënderim të veçantë ia adresoi koalicionit të partive shqiptare, për të cilin tha se ka dhënë kontribut në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Një falënderim i veçantë shkon edhe për koalicionin e partive shqiptare, për kontributin e tyre në punë të mira e të mbara në shërbim të qytetarëve dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, deklaroi Kurti.

Punimet për autostradën Shkup–Bllacë nisën sot, në një projekt të cilësuar me rëndësi strategjike për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Kosovën dhe korridoret evropiane. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë me zbulimin e saj shkencor!

16.11.2026

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

14.11.2026

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

14.11.2026

Kryeprokurori Saveski zbulon se janë në zhvillim hetime ndaj funksionarëve aktualë

13.11.2026