JETA

Kurti: Marrëveshja është arritur, por nuk mjafton për të shmangur zgjedhjet

Kosova.Today ·

Kyeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur nuk është e mjaftueshme për të shmangur zgjedhjet e reja, pasi sipas tij nevojiten edhe votat për zgjedhjen e presidentit. Kurti tha se për zgjedhjen e presidentit...

Kyeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur nuk është e mjaftueshme për të shmangur zgjedhjet e reja, pasi sipas tij nevojiten edhe votat për zgjedhjen e presidentit.

Kurti tha se për zgjedhjen e presidentit ose presidentes kërkohet pjesëmarrja e dy të tretave të deputetëve në Kuvend, ndërsa theksoi se duhet të jenë të pranishëm jo vetëm deputetët e palëve që kanë arritur marrëveshjen, por edhe deputetë të tjerë.

“Marrëveshje politike kemi, këtë e kemi arritur, por ajo duhet të na sigurojë edhe numrat në mënyrë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja. Kuvendi dhe qeveria nuk i evitojnë zgjedhjet e reja pa e zgjedhur presidentin”, tha Kurti pak para fillimit të seancës konstituive.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

St. Gallen: U promovua libri poetik në gjuhën gjermane i Isuf Sherifit

15.11.2026

Ai punon në Mercedes…

13.11.2026

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri i Enver Dugollit “Për Kosovën Republikë”

12.11.2026

Trenat TGV mes Bazelit dhe Parisit nuk qarkullojnë këtë fundjavë

14.11.2026