JETA

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kosova.Today ·

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga takimi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Përmes një postimi në Facebook,...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga takimi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se kishte pasur nderin ta takonte për herë të parë Trumpin.

“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit e kishte falënderuar Trumpin për rritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s.

“E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet”, ka deklaruar Kurti.

Në pjesën e fundit të postimit, Kurti ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA-në, duke nisur fjalinë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026

Municioni zviceran arrin në Rusi pavarësisht sanksioneve

15.11.2026

Uji i ndotur në Turbenthal, banorëve u kërkohet ta vlojnë para përdorimit

14.11.2026

Zvicra refuzon rihapjen e aeroportit të Kägiswilit, Rega planifikon selinë e re

13.11.2026