JETA

Kuvendi voton në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Kosova.Today ·

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Projektligji u votua me 91 vota për. Në momentin e votimit, në sallën e Kuvendit...

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji u votua me 91 vota për. Në momentin e votimit, në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm 91 deputetë.

Para se të arrinte në seancë plenare, Projektligji ka kaluar sot edhe në Komisionin për Legjislacion, ku u përkrah në parim në mënyrë unanime. Në votim morën pjesë nëntë deputetë dhe të gjithë votuan pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Projektligji është iniciativë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe parasheh ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Pas miratimit në lexim të parë, procedura parlamentare për këtë Projektligj vazhdon me shqyrtimin e tij përpara votimit në lexim të dytë.

Çështja e ndryshimit të Ligjit për Specialen ka qenë në qendër të zhvillimeve politike gjatë ditëve të fundit.

Nisma e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara synon ngushtimin e mandatit dhe juridiksionit të Speciales, duke kufizuar periudhën kohore nga 1 korrik 1999 deri më 31 dhjetor 2000 dhe territorin vetëm në veprat e kryera në Kosovë.

Ajo parasheh gjithashtu kufizimin e veprave penale që mund të trajtohen nga Specialja, dënimin maksimal deri në 15 vjet burgim, vuajtjen e dënimeve në Kosovë dhe mundësinë e faljes presidenciale.

Sipas nismës, rastet që nuk do të hynin më në juridiksionin e Speciales do të transferoheshin te sistemi gjyqësor i Kosovës, bashkë me dosjet dhe provat, ndërsa parashihet edhe mundësia e ankesës në Gjykatën Supreme dhe rishqyrtimi i juridiksionit të rasteve ekzistuese brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e ndryshimeve. /


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zviceranët po shpenzojnë më shumë, konsumi u rrit me 1.6% në tetor

15.11.2026

Një ditë në botën e të rriturve, dita e së ardhmes në Zvicër

12.11.2026

Shqyrtohen masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet e aeroporteve

14.11.2026

Gruas turke iu refuzua shtetësia për shkak të një përgjigjeje për sportin, kantoni rrëzon vendimin

11.11.2026