JETA

Rame Lahaj do të performojë në një nga sallat më prestigjioze të Vjenës me “PASSION & ORIGIN”

Kosova.Today ·

Tenori kosovar Rame Lahaj do të sjellë turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” në Vjenë më 8 nëntor, pas koncerteve në Zürich dhe Düsseldorf. Në skenën e Wiener Konzerthaus, ai do të performojë së bashku me ARMA Ensemble, me një program që...

Tenori kosovar Rame Lahaj do të sjellë turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” në Vjenë më 8 nëntor, pas koncerteve në Zürich dhe Düsseldorf. Në skenën e Wiener Konzerthaus, ai do të performojë së bashku me ARMA Ensemble, me një program që ndërthur muzikën shqiptare me repertorin ndërkombëtar.

Koncerti do të mbahet në Großer Saal të Wiener Konzerthaus. Programi përfshin këngë shqiptare, repertor italian, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja, duke bashkuar tradita të ndryshme muzikore në një mbrëmje të vetme.

Turneu “PASSION & ORIGIN” nisi më 10 tetor në Zürich të Zvicrës, ku Lahaj u paraqit në Kongresshaus Zürich. Projekti lidh origjinën shqiptare të tenorit me repertorin ndërkombëtar që ka shoqëruar rrugëtimin e tij artistik, me synimin që kënga shqipe të prezantohet para publikut të diasporës dhe audiencës ndërkombëtare.

Në programin e koncertit në Zürich u përfshinë edhe këngë të njohura si “Parla più piano”, “Ne me quitte pas”, “La Bohème”, “Bésame mucho”, “Caruso” dhe “My Way”.

Pas koncertit në Düsseldorf më 30 tetor, turneu do të vazhdojë në Vjenë dhe më pas në Toronto, më 13 dhjetor. Organizatorët kanë lënë të hapur mundësinë e shtimit të datave të tjera.

Koncerti në Wiener Konzerthaus fillon në orën 19:00. 

Koncertet e radhës:

Toronto – 13 dhjetor 2026, Bluma Appel Theatre

Për bileta dhe informacione të mëtejshme, vizitoni faqen zyrtare të artistit: www.ramelahaj.com.

The post Rame Lahaj do të performojë në një nga sallat më prestigjioze të Vjenës me “PASSION & ORIGIN” appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Qyteti i Cyrihut, me paga minimale prej 23.90 frangash në orë nga 1 janari 2027

12.11.2026

Pas të ftohtit, të dielën temperaturat mund të arrijnë deri në 15 gradë

13.11.2026

Zvicër: 18-vjeçari përplaset me Tesla në dy pemë

11.11.2026

Pinea Matoshi shpallet aktorja më e mirë e re në një festival prestigjioz të filmit në Gjermani

14.11.2026