JETA

Largohen dy bashkëavokate nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit

Kosova.Today ·

Dy bashkëavokate të Kadri Veselit, Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan, nuk do të jenë më pjesë e ekipit të tij mbrojtës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas ndërprerjes së kontratave të tyre nga avokati kryesor i ish-kryetarit...

Dy bashkëavokate të Kadri Veselit, Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan, nuk do të jenë më pjesë e ekipit të tij mbrojtës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas ndërprerjes së kontratave të tyre nga avokati kryesor i ish-kryetarit të Kuvendit, Rodney Dixon.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Regjistrit, Dixon ka vendosur më 13 tetor t’ua ndërpresë menjëherë kontratat dy bashkëavokateve. Një ditë më vonë, më 14 tetor, Zyra e Regjistrit ka konfirmuar përfundimin e angazhimit të tyre në ekipin mbrojtës të Veselit.

Në letrën drejtuar Zyrës së Mbrojtjes, Dixon ka deklaruar se largimi i O’Reillyt dhe Rowan nuk do të ndikojë negativisht në interesat e Veselit dhe as në kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore.

Njoftimi i është dorëzuar Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në prag të fazës së ardhshme të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale ka dënuar Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka themeluar një grup punues për hartimin e strategjisë për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së gjatë procedurave të Apelit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sulm kibernetik ndaj qendrës shëndetësore në Chur të Zvicrës, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

12.11.2026

“The Kosova Original Music Tour” vjen për herë të parë në Zvicër

12.11.2026

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026

Zvicra synon të ulë orarin maksimal të punës për infermierët nga 50 në 45 orë në javë

11.11.2026