JETA

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim në rastin e “53-milionëshit”

Kosova.Today ·

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me 3 vjet e 8 muaj burgim në rastin e njohur si “53-milionëshi”. Pas vuajtjes së dënimit me burgim, Lekajt i ndalohet për 3 vjet e 6 muaj ushtrimi i funksioneve...

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me 3 vjet e 8 muaj burgim në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Pas vuajtjes së dënimit me burgim, Lekajt i ndalohet për 3 vjet e 6 muaj ushtrimi i funksioneve në administratën publike.

Rasti lidhet me pagesën shtesë prej 53.1 milionë eurosh ndaj kompanisë “Bechtel & Enka”, për zgjatjen e afatit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Në këtë proces gjyqësor akuzohen edhe Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.

Çështja ishte kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit kishte anuluar aktgjykimin e parë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra drejt kufizimit të fishekzjarrëve, rreth 70% e qytetarëve mbështesin iniciativën

15.11.2026

Filmi “DUA”, i propozuar për Oscar, shfaqet para publikut ndërkombëtar në Nju-Jork

14.11.2026

Trenat TGV mes Bazelit dhe Parisit nuk qarkullojnë këtë fundjavë

14.11.2026

Lehtësimi i qirave në Zvicër është vetëm i përkohshëm, paralajmërohet rritje e re e çmimeve

15.11.2026