SHQIPERIA

Leskaj: Kjo protestë e ka një finale, të gjithë duhet të bashkohen me studentët

Kosova.Today ·

Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj tha në një intervistë për gazetaren e Euronews Albania Enkelejda Mema se protesta e nisur nga studentët do ta ketë një finale që është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Sipas Leskajt PD nuk ka për...

Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj tha në një intervistë për gazetaren e Euronews Albania Enkelejda Mema se protesta e nisur nga studentët do ta ketë një finale që është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Leskajt PD nuk ka për synim t’u vjedhë protestën studentëve, e cila siç tha është një revoltë qytetare kundër keqqeverisjes.

I pyetur nëse Berisha nuk do të ishte në protestë, siç ishte nënkuptuar në një deklaratë të këtij të fundit, Leskaj shprehu bindjes se Berisha si lideri dhe drejtuesi i PD do të merrte pjesë në protestë.

“Aksionin e protestës së PD-së e di udhëheqja e partisë. Kjo protestë e ka një finale, që është edhe kryefjala e 146 ditëve protestë dhe 10 ditëve revoltë: shporrja e Edi Ramës.

PD-ja, si të gjithë faktorët në Shqipëri, i është bashkuar që ditën e parë revolucionit të flamingove dhe protestës së studentëve, dhe kjo protestë e sotme nuk ka asgjë të keqe. Të gjithë duhet t’i bashkohen protestës së studentëve.

PD-ja dhe Berisha nuk kanë qëllim t’ua marrin protestën studentëve. Kjo është protestë e revoltës ndaj keqqeverisjes. PD-ja i është bashkuar dhe ka bërë shumë mirë, madje më shumë duhet të bënte.

Të gjithë duhet të solidarizohen me aksione të ndryshme. Besoj se doktori do të jetë në protestë, është lideri i PD-së”, tha Leskaj.

The post Leskaj: Kjo protestë e ka një finale, të gjithë duhet të bashkohen me studentët appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Përmbytje dhe mungesë e energjisë elektrike në Theth për shkak të motit të keq (VIDEO)

13.11.2026

Rama flet për Ballukun dhe Veliaj në Asamblenë e PS: Raporti me drejtësinë nuk ndryshon, paraburgimi është i padrejtë

14.11.2026

Ambasadori Wendt takim me studentët: Ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë, të frymëzuar nga SHBA

13.11.2026

“8 pikat e PD-së për Reformën Zgjedhore”, Bylykbashi: Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme pa u ndarë shteti nga partia

14.11.2026