JETA

Lladrovci pas takimit me Konjufcën: Zgjidhja është ende e mundur për ata që kanë vullnet për Kosovën

Kosova.Today ·

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndarë një postim pas një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, duke e përshkruar atë si një të rastësishëm një bisedë të këndshme. Lladrovci ka shkruar se gjatë takimit nuk kanë diskutuar...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndarë një postim pas një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, duke e përshkruar atë si një të rastësishëm një bisedë të këndshme.

Lladrovci ka shkruar se gjatë takimit nuk kanë diskutuar për politikë apo poste, por për mënyrën se si Kosova mund të bëhet më mirë.

“Koha po ecë, vendnumërimi nuk i shkon për shtati Republikës tonë. Ecja duhet të shndërrohet në vrap, për të arritur nivelin që rinia jonë ta gjej lumturinë, këtu”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka theksuar se me Konjufcën ka mundur të gjendet një zgjidhje më herët, por sipas tij, “nuk është vonë” për ata që kanë vullnet të “rreshtojnë veten pas Kosovës”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra prezanton program të ri universitar për inteligjencën artificiale, studimet nisin në vitin 2027

15.11.2026

Pas të ftohtit, të dielën temperaturat mund të arrijnë deri në 15 gradë

13.11.2026

15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026

12.11.2026

Shqyrtohen masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet e aeroporteve

14.11.2026