MAQEDONIA

Llaskarca është fytyra e dështimit të gjyqësorit” – VLEN kërkon trajtim me përparësi të rastit

Kosova.Today ·

VLEN ka reaguar pas shfuqizimit të aktgjykimit për rastin e Llaskarcës, duke kërkuar që lënda të trajtohet me përparësi dhe familjet e 16 viktimave të mos kthehen sërish në pikën zero. Shtatë vjet pas tragjedisë në Llaskarcë, familjet e 16...

VLEN ka reaguar pas shfuqizimit të aktgjykimit për rastin e Llaskarcës, duke kërkuar që lënda të trajtohet me përparësi dhe familjet e 16 viktimave të mos kthehen sërish në pikën zero.

Shtatë vjet pas tragjedisë në Llaskarcë, familjet e 16 viktimave ende presin drejtësi. Shfuqizimi i aktgjykimit të Apelit dhe kthimi i lëndës për rivendosje hapin përsëri mundësinë që ky proces të zvarritet pa fund. Edhe në dhjetor paralajmëruam se “Durmo Turs”, bashkë me shumë raste të tjera, është dëshmi e gjallë e dështimit të sistemit. Pamë shtyrje të dyshimta, raporte mjekësore dhe moszbatim të vendimeve. Besimi në gjyqësor, që ka rënë deri në dy për qind, nuk ra nga qielli. Vetëm superekspertiza për rastin e Llaskarcës qëndroi 315 ditë në Byronë për ekspertiza gjyqësore. Në krye të Byrosë ishte Valdet Xhaferi, funksionar i BDI-së. Pra, lënda nuk u zvarrit vetë. Gjyqësori duhet reformuar nga rrënjët dhe ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur mbarë këtë punë, me vendosmërinë që raste si Llaskarca të mos mbeten më peng i sistemit. Kërkojmë publikimin e shpejtë të arsyetimit dhe trajtimin me përparësi të lëndës, pa lojëra të reja procedurale. Familjet e viktimave nuk duhet të kthehen përsëri në pikën zero


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pasholli godet VLEN-in: “Do t’ia puthin edhe këmbët Mickoskit!”

15.11.2026

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14.11.2026

Pa patentë dhe nën alkool: Nëntë shoferë përfunduan në polici

15.11.2026

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë nga NATO?

15.11.2026