JETA

Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»

Kosova.Today ·

Lozanë, 3 tetor 2026. Flamuj kuqezi, simbole të UÇK-së dhe thirrje për drejtësi mbushën të shtunën qendrën e Lozanës, ku shqiptarë të brezave të ndryshëm u mblodhën në protestën e organizuar nga shoqata «Shoqëria e Re», në mbështetje të ish-krerëve...

Lozanë, 3 tetor 2026.

Flamuj kuqezi, simbole të UÇK-së dhe thirrje për drejtësi mbushën të shtunën qendrën e Lozanës, ku shqiptarë të brezave të ndryshëm u mblodhën në protestën e organizuar nga shoqata «Shoqëria e Re», në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përpara Palais de Rumine, (Place de Riponne) pjesëmarrësit shpalosën pankarta me mbishkrimet «Drejtësi, jo politikë», «Jo në emrin tim» dhe «Liri çlirimtarëve», duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, të cilin e konsiderojnë të padrejtë.

Familje me fëmijë, të rinj dhe të moshuar iu bashkuan manifestimit, duke e kthyer sheshin në një hapësirë të mbushur me simbole kombëtare. Në mesin e pankartave u panë edhe fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes fjalimeve dhe thirrjeve, të pranishmit kërkuan drejtësi dhe një proces gjyqësor të paanshëm, duke theksuar se përgjegjësia penale individuale nuk duhet të cenojë, sipas tyre, historinë dhe sakrificën e luftës çlirimtare të Kosovës.

Prania e disa brezave të diasporës shqiptare ishte një nga pamjet që karakterizoi protestën. Fëmijë me flamuj në duar, të shoqëruar nga prindërit dhe gjyshërit e tyre, morën pjesë në tubimin ku u përcollën mesazhe solidariteti me ish-krerët e UÇK-së.

Protesta në Lozanë vjen pas manifestimeve të tjera të diasporës shqiptare në qytete të ndryshme evropiane, përfshirë atë të 27 shtatorit në Gjenevë.

Foto: Yves Leresche Foto: Yves Leresche Foto: Yves Leresche Foto: Yves Leresche Foto: Yves Leresche Foto: Yves Leresche Foto: Yves Leresche Foto: Yves Leresche

The post Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: Më 29 nëntor votohet për transport publik më të lirë për të rinjtë

12.11.2026

Sulm kibernetik ndaj qendrës shëndetësore në Chur të Zvicrës, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

12.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026

Bazeli përplot shqiptarë, mbi 11 mijë banorë e kanë shqipen gjuhë kryesore

15.11.2026