JETA

Maqedonci: Për pesë vjet rekrutuam 3.220 ushtarë të rinj, FSK-ja u dyfishua në numër

Kosova.Today ·

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Përmes një postimi, Maqedonci ka theksuar se ky proces ka kontribuar në fuqizimin...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi, Maqedonci ka theksuar se ky proces ka kontribuar në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore të FSK-së, duke bërë të ditur se numri i pjesëtarëve të saj është më shumë se dyfishuar, raporton lajmi.

Ai ka thënë se investimet në ushtri do të vazhdojnë, me fokus në zhvillimin dhe profesionalizimin e saj.

“Vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë sonë, me synimin për të ndërtuar një forcë gjithnjë e më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: Më 29 nëntor votohet për transport publik më të lirë për të rinjtë

12.11.2026

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026

Zvicra investoi 1.26 miliardë franga në mirëmbajtjen e autostradave

11.11.2026

Zbulohet pse rrëshqitja masive e shkëmbinjve në Brienz ndodhi disa javë më vonë se parashikimi

11.11.2026