JETA

Marta Kos ua përmend vendeve të rajonit “momentet vendimtare” për rrugën drejt BE, Kosovës përsëri vërejtje për Specialen

Kosova.Today ·

Komisionerja për Zgjerim e Komisionit Europian, Marta Kos, ka mbajtur një fjalim në nisje të Procesit të Berlinit para të pranishmeve dhe mediave në Mal të Zi ku po mbahet samiti. Ajo përmendi “momentet vendimtare” që kanë vendet e rajonit...

Komisionerja për Zgjerim e Komisionit Europian, Marta Kos, ka mbajtur një fjalim në nisje të Procesit të Berlinit para të pranishmeve dhe mediave në Mal të Zi ku po mbahet samiti.

Ajo përmendi “momentet vendimtare” që kanë vendet e rajonit përpara në rrugën e tyre drejt BE’së.

Derisa veçoi Malin e Zi si “një vend që është i vendosur të bëhet anëtar i Bashkimit Europian”, për Kosovën, Kos përmendi detyrën e saj që të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe sundimin e ligjit.

Këtë deklaratë Kos e bëri pas vërejtjeve që Bashkimi Europian i bëri Kosovës pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. BE përmes një deklarate kishte thënë se ndryshimet e miratuara në këtë ligj “bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së”.

“Kemi përpara javë dhe muaj me momente vendimtare. Për Malin e Zi, momenti vendimtar do të jetë kalimi i vijës së finishit të procesit të anëtarësimit. Për Serbinë, moment vendimtar janë zgjedhjet të dielën e ardhshme. Për Shqipërinë, moment vendimtar është ruajtja e ritmit në rrugën drejt Europës. Dhe, sigurisht, edhe për Kosovën, një zgjedhje vendimtare është të vazhdojë të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit”, tha komisionerja europiane.

Në fund, Kos tha se është mirë që udhëheqësit nga rajoni dhe nga i gjithë Procesi i Berlinit po mblidhen sot “në këtë vend të bukur”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Qyteti i Cyrihut, me paga minimale prej 23.90 frangash në orë nga 1 janari 2027

12.11.2026

Shqyrtohen masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet e aeroporteve

14.11.2026

Saimir Shala: “Shqipëria do të bëhet një destinacion 365-ditor”

11.11.2026

Kurti dhe Parmelin diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës

13.11.2026