JETA

Matterhorn pothuajse pa borë: Ku ka mbetur e bardha e malit simbol të Zvicrës?

Kosova.Today ·

Matterhorni, një nga simbolet më të njohura të Zvicrës, këtë vjeshtë po paraqitet me shumë pak borë. Pas një vere të nxehtë dhe të thatë, pjesa më e madhe e majës është e zhveshur nga mbulesa e bardhë që zakonisht e karakterizon, përcjell albinfo.ch....

Matterhorni, një nga simbolet më të njohura të Zvicrës, këtë vjeshtë po paraqitet me shumë pak borë. Pas një vere të nxehtë dhe të thatë, pjesa më e madhe e majës është e zhveshur nga mbulesa e bardhë që zakonisht e karakterizon, përcjell albinfo.ch.

Sipas meteorologëve, temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve gjatë verës kanë bërë që në zonat e larta malore të ketë rënë shumë pak borë e re. Edhe dimri i kaluar ishte relativisht i varfër me reshje bore, duke ndikuar në gjendjen aktuale.

Edhe pse shtatori zakonisht është muaji me më pak borë në Matterhorn, ekspertët e konsiderojnë situatën e këtij viti të pazakontë. Pamjet e kamerave në zonën e Hirli tregojnë ndryshimin e dukshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur një valë e ftohtë kishte sjellë reshje të reja bore. /Albinfo.ch

The post Matterhorn pothuajse pa borë: Ku ka mbetur e bardha e malit simbol të Zvicrës? appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

12.11.2026

Sulm kibernetik ndaj qendrës shëndetësore në Chur të Zvicrës, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

12.11.2026

Ai punon në Mercedes…

13.11.2026

Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë

14.11.2026