SHQIPERIA

Rama mbledh policët: 2500 euro për secilin që është në front, nga janari rritje rrogash (VIDEO)

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, në një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, pas protestës së dhunshme të mbrëmjes së kaluar. Gjatë takimit, Rama ka dënuar sulmet ndaj efektivëve dhe ka paralajmëruar rritje të...

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, në një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, pas protestës së dhunshme të mbrëmjes së kaluar.

Gjatë takimit, Rama ka dënuar sulmet ndaj efektivëve dhe ka paralajmëruar rritje të konsiderueshme të pagave të policisë nga 1 janari, si dhe një mbështetje financiare prej 2,500 eurosh për çdo efektiv të angazhuar në front.

“Ne do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Kur policinë e gjetur të tradhtuar dhe të braktisur, bëmë rritje të konsiderueshme atëherë. Në vite, nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim përpara disa javësh. Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritur në mënyrë të konsiderueshme. Ne do vëmë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh, për çdo efektiv në front. E vendosëm kështu, për të mos bërë asnjë diferencë. Jeni një, dhe një për të gjithë. Shteti do ta fitojë këtë betejë”, theksoi ai.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga votimi i detyrueshëm te listat e hapura për këshilltarët bashkiakë, Berisha prezanton qëndrimet e PD-së për Reformën Zgjedhore

13.11.2026

“Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër

14.11.2026

Reshjet intensive shkaktojnë vërshime në Malësi të Madhe, bllokohet aksi Theth–Ndërlysaj

13.11.2026

Pandeli Majko trondit PS: Janë 1 mijë orë video, jepni dorëheqjen!

15.11.2026