SHQIPERIA

Mbyllet protesta në Tiranë, 13 të lënduar dhe disa persona të shoqëruar

Kosova.Today ·

Kur ora shënon 21:15, protestuesit janë shpërndarë dhe disa prej rrugëve të kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur pastrimi i gurëve dhe sendeve të tjera të forta të hedhura gjatë përplasjeve mes...

Kur ora shënon 21:15, protestuesit janë shpërndarë dhe disa prej rrugëve të kryeqytetit janë boshatisur.

Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur pastrimi i gurëve dhe sendeve të tjera të forta të hedhura gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.

Policia ka shoqëruar disa protestues, ndërsa 13 persona të lënduar gjatë protestës së sotme numërohen deri më tani, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Në Spitalin e Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, nga të cilët 7 protestues dhe 2 gazetarë. Protestuesi i lënduar në sy po i nënshtrohet ekzaminimeve, por nuk ka rrezik për jetën. Aktualisht, në Spitalin e Traumës ndodhen 4 të lënduar.

Në spitalin “Nënë Tereza” janë mjekuar një protestues dhe një efektiv policie, të cilët tashmë janë larguar. Ndërsa në Poliklinikën nr. 2 janë paraqitur 2 efektivë me lëndime në sy, të cilët gjithashtu janë larguar pas marrjes së trajtimit.

Lexoni dhe:

Përshkallëzohet protesta pranë selisë së PS-së, protestuesit hedhin breshëri fishekzjarresh dhe lëndë piroteknike (VIDEO) Policia reagon për protestën: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

The post Mbyllet protesta në Tiranë, 13 të lënduar dhe disa persona të shoqëruar appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Incident gjatë protestës, dy protestues tentojnë të thyejnë me shtyllë hekuri derën e Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)

14.11.2026

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë pas marshimit nga Ministria e Arsimit në Unazën e Tiranës

14.11.2026

Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

13.11.2026

Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, gjendet një telefon iPhone në ambientet e përbashkëta

13.11.2026