SPORTI

Tri medalje për mundësit shqiptarë në Taranto, Begaj përgëzon ekipin kuqezi

Kosova.Today ·

Ekipi shqiptar i mundjes ka dhuruar një paraqitje të suksesshme në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke siguruar tri medalje. Islam Dudaev u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit, duke fituar medaljen e artë dhe titullin e kampionit....

Ekipi shqiptar i mundjes ka dhuruar një paraqitje të suksesshme në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke siguruar tri medalje.

Islam Dudaev u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit, duke fituar medaljen e artë dhe titullin e kampionit. Zelimkhan Abakarov triumfoi me medalje argjendi, ndërsa Ardit Zeneli i shtoi Shqipërisë një medalje bronzi.

Rezultatet e sportistëve shqiptarë janë përshëndetur edhe nga Presidenti Bajram Begaj, i cili ka uruar ekipin për paraqitjen e tij në këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv.

“Shumë urime për ekipin tonë të mundjes për rezultatet entuziaste në Lojërat Mesdhetare të Tarantos! Suksese!”, shkroi Begaj në rrjetet sociale.

Me këto rezultate, mundësit kuqezi kanë kontribuar në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare.

The post Tri medalje për mundësit shqiptarë në Taranto, Begaj përgëzon ekipin kuqezi appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pochettino merr vendimin e papritur te Man Utd, ndalon traditën që vazhdonte prej 10 vitesh

14.11.2026

Maratona e Tiranës mblodhi rreth 5.800 garues, triumfojnë Gega dhe Konomi

15.11.2026

INZAGHI ZBULON 11-SHEN E ËNDRRAVE! Formacioni i mbushur me legjenda, Milani dominon me yjet e tij

12.11.2026

Mbi 200 milionë euro për yllin e Bayern Munichut? Real Madridi gati për një transferim rekord

13.11.2026