MAQEDONIA

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Kosova.Today ·

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka ulur çmimet e benzinës për 2,50 denarë për litër, ndërsa dizeli dhe vaj i lehtë për amvisëri shtrenjtohen për 2 denarë. Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,50...

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka ulur çmimet e benzinës për 2,50 denarë për litër, ndërsa dizeli dhe vaj i lehtë për amvisëri shtrenjtohen për 2 denarë.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,50 den/lit, në krahasim me çmimet me pakicë të përcaktuara me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta me pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport të datës 13.10.2026. Me këtë, çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 96,00 den/lit, ndërsa çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 do të jetë 98,00 den/lit.

Çmimet me pakicë të EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 2,00 den/lit, në krahasim me çmimet me pakicë të përcaktuara me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta me pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport të datës 13.10.2026. Me këtë, çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) do të jetë 99,00 den/lit, ndërsa çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të jetë 110,50 den/lit./INA/

The post Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Osmani: Normalizimi i gënjeshtrës në diskursin politik nga VLEN-i është skandaloz

13.11.2026

Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit

13.11.2026

Shasivari: Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!

14.11.2026

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi…

14.11.2026