KOSOVA

Mexhiti dhe Kasami urojnë Kurtin për rizgjedhjen: Mbështetje për Kosovën dhe të vërtetën e luftës çlirimtare

Kosova.Today ·

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në urimin e tyre, ata kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin mes...

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në urimin e tyre, ata kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, veçanërisht në projektet e përbashkëta infrastrukturore, zhvillimin ekonomik dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Mexhiti dhe Kasami kanë vlerësuar se një Kosovë me institucione të qëndrueshme dhe të dala nga vullneti i qytetarëve është në interes të gjithë rajonit.

Ata kanë përcjellë edhe mbështetjen e tyre të qartë për Kosovën sa i përket historisë së saj më të re dhe proceseve gjyqësore, duke theksuar se e vërteta për luftën çlirimtare të Kosovës nuk mund të ndryshohet apo të tjetërsohet nga vendime politike apo juridike.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Operacioni “Heshtja”, arrestohet ish-ministri i njohur i Kosovës (FOTO)

15.11.2026

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për rastin e administrimit të drejtësisë

15.11.2026

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

14.11.2026

Sot temperaturat deri 13 gradë

15.11.2026