MAQEDONIA

Mickoski: Fitorja është e madhe, por të mëdha janë edhe përgjegjësitë tona ndaj Bërvenicës

Kosova.Today ·

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se fitorja në Bërvenicë sjell edhe përgjegjësi të mëdha ndaj komunës dhe qytetarëve, duke synuar një fitore të plotë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar në...

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se fitorja në Bërvenicë sjell edhe përgjegjësi të mëdha ndaj komunës dhe qytetarëve, duke synuar një fitore të plotë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar në këtë komunë, përcjell TV21.

“Angazhimi ynë për Bërvenicën vazhdon. Fitorja është e madhe, por po aq të mëdha janë edhe përgjegjësitë tona ndaj kësaj komune. Me projekte konkrete, me përgjegjësi dhe me respekt për çdo person. Për një Bërvenicë për të gjithë. Le ta ruajmë forcën e unitetit tonë. Shkojmë drejt një fitoreje të plotë”, deklaroi Mickoski.

Paraprakisht para mediave ka folur edhe kandidati i kësaj partie për kryetar të Bërvenicës, Stojançe Radiçevski. Edhe ai pret mbështetje më të madhe në raundin e dytë.

The post Mickoski: Fitorja është e madhe, por të mëdha janë edhe përgjegjësitë tona ndaj Bërvenicës appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën shqipe” dhe “Rastet e Hagës”

13.11.2026

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

14.11.2026

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

13.11.2026

K-15 nuk është dhuratë nga shefat! Punëtorëve u takojnë të paktën 19 mijë denarë – ja afati i pagesës!

13.11.2026