MAQEDONIA

Mickoski: Nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, do t’i pranojmë dhe do t’i fitojmë

Kosova.Today ·

Kryeministri Hristijan Mickoski ka ripërsëritur qëndrimin e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell TV21. Mickoski tha se në rast se opozita ka ndonjë kërkesë në kuadër të Kuvendit për zgjedhje të parakohshme parlamentare,...

Kryeministri Hristijan Mickoski ka ripërsëritur qëndrimin e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell TV21. Mickoski tha se në rast se opozita ka ndonjë kërkesë në kuadër të Kuvendit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE-ja do t’i përgjigjet pozitivisht dhe do t’i fitojë të njëjtat.

“A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Unë tashmë jam përgjigjur në këtë pyetje. Kjo qeveri ka marrë besimin nga qytetarët që ta udhëheqë mandatin e plotë katërvjeçar. Ne kemi zgjedhje të rregullta të planifikuara për prill 2028.

Opozita, nëse paraqet kërkesë në suazat e Kuvendit, ja, kemi një opozitë të bashkuar. Këtu është koalicioni i udhëhequr nga BDI-ja dhe koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja dhe Levica në suazat e Kuvendit. Ne jemi këtu, do të përgjigjemi pozitivisht, do të mbajmë zgjedhje dhe do t’i fitojmë”, tha Mickoski.

The post Mickoski: Nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, do t’i pranojmë dhe do t’i fitojmë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kasami në Zagreb viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari”

15.11.2026

Pasholli godet VLEN-in: “Do t’ia puthin edhe këmbët Mickoskit!”

15.11.2026

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën shqipe” dhe “Rastet e Hagës”

13.11.2026

VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura

15.11.2026