SPORTI

Foda e mirëkupton kritikën e trajnerit të Austrisë, Muriqi e sheh si arsyetim

Kosova.Today ·

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka deklaruar se e mirëkupton kritikën e trajnerit të Austrisë, Ralf Rangnick, për gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa u shpreh se kushtet janë të njëjta për të dyja ekipet. “Fusha nuk ka qenë...

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka deklaruar se e mirëkupton kritikën e trajnerit të Austrisë, Ralf Rangnick, për gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa u shpreh se kushtet janë të njëjta për të dyja ekipet.

“Fusha nuk ka qenë dhe nuk është në gjendje të mirë. Shumica e ekipeve gjatë verës kanë luajtur këtu. Por ne e dimë që kjo gjendje vlen për të dyja ekipet dhe e mirëkuptoj kritikën”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.

Nga ana tjetër, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u shpreh se e sheh si arsyetim, në rast të ndonjë rezultati negativ.

“Fusha është e njëjtë. Kanë ardhur edhe ekipe të tjera të njohura, por nuk janë ankuar. Po më duket si arsye për pas ndeshjes, ishalla del ashtu. Në Mallorca, pavarësisht se kemi fusha të mira, kemi bërë lojë edhe me topa të gjatë”, ka thënë Muriqi.

The post Foda e mirëkupton kritikën e trajnerit të Austrisë, Muriqi e sheh si arsyetim appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“ËSHTË E PAKUPTIMTË!” – Zidane reagon ashpër për raportin me Mbappen

15.11.2026

Ardian Krasniqi rikthehet në ring në Shtutgart, synon fitoren e 14-të në boksin profesionist

14.11.2026

Zhegrova mund të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit

12.11.2026

Publikohet formacioni, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

12.11.2026