JETA

Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë

Kosova.Today ·

Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri kanë mbajtur një recital pianistik për katër duar në Teatro di Marcello në Romë, në kuadër të festivalit muzikor “Concerti del Tempietto”, duke interpretuar vepra të kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë,...

Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri kanë mbajtur një recital pianistik për katër duar në Teatro di Marcello në Romë, në kuadër të festivalit muzikor “Concerti del Tempietto”, duke interpretuar vepra të kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë, transmeton albinfo.ch.

Koncerti u zhvillua më 29 korrik 2026, ndërsa pianistet shqiptare sollën para publikut italian një program të pasur me vepra të kompozitorëve si Vasil Stole, Claude Debussy, Pyotr Tchaikovsky, Johannes Brahms, Friedrich Kuhlau, Rexho Mulliqi dhe Astor Piazzolla.

Elizabeta Qarri e cilësoi këtë mbrëmje si një përvojë të veçantë dhe emocionuese, ndonëse sfiduese për shkak të temperaturave që në ato ditë në Romë kaluan 40 gradë Celsius.

“Një mbrëmje e bukur dhe kënaqësi e veçantë të interpretojmë në Romë. Kujtime të bukura që do t’i ruajmë gjatë në kujtesë. Roma është ndryshe!”, ka shkruar ajo pas koncertit.

Pianistet shprehën gjithashtu mirënjohje për Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë, e cila mbështeti realizimin e këtij aktiviteti kulturor.

Paraqitja e Elizabetës dhe Artemida Qarrit në një nga festivalet e njohura muzikore të kryeqytetit italian përbën një tjetër sukses për artistët shqiptarë në skenën ndërkombëtare./Albinfo.ch 

The post Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026

12.11.2026

Shqyrtohen masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet e aeroporteve

14.11.2026

Zvicra drejt kufizimit të fishekzjarrëve, rreth 70% e qytetarëve mbështesin iniciativën

15.11.2026

Tregu i Krishtlindjeve në St. Gallen largon dy atraksione tradicionale për fëmijë

12.11.2026