MAQEDONIA

“Muzeu i Kumanovës” për herë të parë me drejtor shqiptar

Kosova.Today ·

Agim Bislimi është emëruar drejtor i ri i Institucionit Nacional “Muzeu i Kumanovës”, duke u bërë kështu shqiptari i parë që merr drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe historike në qytet. Bislimi është...

Agim Bislimi është emëruar drejtor i ri i Institucionit Nacional “Muzeu i Kumanovës”, duke u bërë kështu shqiptari i parë që merr drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe historike në qytet.

Bislimi është magjistër i ndërtimtarisë, i diplomuar në Fakultetin Arkitekturor-Ndërtimor në Prishtinë. Që nga viti 2009, ai është pjesë e ekipit të IN “Muzeu i Kumanovës” në pozitën e dokumentuesit, ndërsa më parë ka punuar në Qeveri dhe në Ministrinë e Kulturës, përcjell INA.

“Si një njohës i mirë dhe i kahershëm i funksionimit të institucionit, prioriteti i tij do të jetë zhvillimi i mëtejshëm dhe modernizimi i veprimtarisë muzeale, përmirësimi i kushteve të punës, mbrojtja dhe prezantimi i trashëgimisë kulturore, si dhe realizimi i projekteve që do t’a afrojnë muzeun me qytetarët, të rinjtë dhe vizitorët. IN ‘Muzeu i Kumanovës’ do të vazhdojë të zhvillohet si një institucion bashkëkohor kulturor dhe një ruajtës i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore-historike të rajonit”, deklarojnë nga Muzeu i Kumanovës.

Agim Bislimi vjen në këtë detyrë në vend të drejtoreshës së deritanishme, Marija Zhivaçki.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

13.11.2026

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

14.11.2026

Shasivari: Hapet kutia e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja e Soravisë dhe emri i Davor Macurës në qendër të pikëpyetjeve

15.11.2026

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026