SHQIPERIA

Ndalohet pushimi i madh në shkollat e Korçës, nuk ka protestë në Juglindje

Kosova.Today ·

Në gjimnazet e Korçës dhe shkollat 9-vjeçare është ndaluar pushimi i madh, një masë që kufizon mundësinë e nxënësve për t’u larguar nga ambientet e shkollës dhe për t’iu bashkuar protestave. Vendimi vjen pas tri ditësh protestash në qytetin...

Në gjimnazet e Korçës dhe shkollat 9-vjeçare është ndaluar pushimi i madh, një masë që kufizon mundësinë e nxënësve për t’u larguar nga ambientet e shkollës dhe për t’iu bashkuar protestave.

Vendimi vjen pas tri ditësh protestash në qytetin e Korçës, ku dy ditët e para u shoqëruan me episode dhune, përplasje dhe dëmtime të institucioneve publike. Ditën e tretë, numri i protestuesve ra ndjeshëm dhe nuk u raportuan probleme.

Ndërkohë, sot, deri në këto momente, në pedonalen e Korçës nuk është shfaqur asnjë i ri për të protestuar.

Mbetet për t’u parë nëse protestat do të vijojnë gjatë ditës dhe nëse nxënësit do të dalin sërish në rrugë, pavarësisht masave të marra në shkolla.

The post Ndalohet pushimi i madh në shkollat e Korçës, nuk ka protestë në Juglindje appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, makina përfundon në kanal, udhëtonin tre motra dhe një foshnjë

13.11.2026

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi i anëtarësimit në BE

14.11.2026

Protesta e studentëve zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet qarkullimi dhe i vihet flaka një koshi mbeturinash

14.11.2026

Nga votimi i detyrueshëm te listat e hapura për këshilltarët bashkiakë, Berisha prezanton qëndrimet e PD-së për Reformën Zgjedhore

13.11.2026