MAQEDONIA

Ndërroi jetë ish-ushtari i UÇK-së nga Shkupi, Jusuf Demiri

Kosova.Today ·

Sipas një njoftimi është ndarë nga jeta Jusuf Demiri, ish-ushtar i UÇK-së. Luftëtari që iu ishte bashkuar radhëve të UÇK-së në vendin e origjinës së tij Sllupçanit, jetoi në SHkup. Ja njoftimi i plotë: Të nderuar bashkëfshatarë, Të Allahut...

Sipas një njoftimi është ndarë nga jeta Jusuf Demiri, ish-ushtar i UÇK-së. Luftëtari që iu ishte bashkuar radhëve të UÇK-së në vendin e origjinës së tij Sllupçanit, jetoi në SHkup.

Ja njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkëfshatarë,
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Jusufi Demiri, djali i Haxhi Qani Demirit, familje me prejardhje nga Sllupçani, që jetojnë në Shkup.
Jusufi ishte luftëtar gjatë vitit 2001 në Sllupçan. Ai ishte familjar i Mësuesit Hatip Demiri dhe i Hoxhës Sulejman Demirit (Molla Sulës). Për ngushëllime, konaku i familjes është në Shkup ( përball Shkollës Imri Elezi Shkup ) deri ditën e martë. Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus, ndërsa familjarëve dhe miqve All-llahu ua shtoftë gajretin”, thuhet në njoftimin e bashkëluftëtarëve të tij. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI PENAL DHE LIGJI PËR PROCEDURËN PENALE PUBLIKOHEN NË ENER

13.11.2026

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

14.11.2026

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

13.11.2026

Si u nda nga jeta trajneri i Shkëndijës në moshën 46 vjeçare

15.11.2026