MAQEDONIA

Prof. Dr. Nevzat Bejtuli zyrtarisht anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut

Kosova.Today ·

Prof. Dr. Nevzat Bejtuli është zgjedhur zyrtarisht anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, në vlerësim të kontributit të tij në fushën e artit dhe arsimit universitar. Në ceremoninë solemne, të mbajtur më 19 tetor...

Prof. Dr. Nevzat Bejtuli është zgjedhur zyrtarisht anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, në vlerësim të kontributit të tij në fushën e artit dhe arsimit universitar.
Në ceremoninë solemne, të mbajtur më 19 tetor 2026, morën pjesë Rektori i Universitetit të Tetovës, së bashku me drejtues të tjerë të universitetit dhe kolegë nga njësitë akademike.

Me këtë rast, Universiteti i Tetovës i shprehu urimet më të sinqerta Prof. Dr. Nevzat Bejtulit, duke e cilësuar këtë zgjedhje si vlerësim të përkushtimit dhe profesionalizmit të tij, si dhe të kontributit në zhvillimin e arteve pamore dhe në edukimin e gjeneratave të reja.

Gjatë veprimtarisë së tij akademike dhe artistike, Prof. Dr. Nevzat Bejtuli ka dhënë kontribut të çmuar në promovimin e kulturës dhe të identitetit kombëtar shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Universiteti i Tetovës e vlerëson këtë arritje si moment krenarie për komunitetin akademik dhe i uron profesor suksese të mëtejme në veprimtarinë e tij shkencore dhe artistike.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova

14.11.2026

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë

13.11.2026

Osmani: Normalizimi i gënjeshtrës në diskursin politik nga VLEN-i është skandaloz

13.11.2026

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë deri në 2100

14.11.2026