JETA

Nexhmedin Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president

Kosova.Today ·

Analisti Nexhmedin Spahiu, i cili ka propozuar veten e tij si president ka bërë një premtim interesant. Spahiu ka thënë se nëse bëhet president ai do e sigurojë njohjen nga Serbia dhe nga 5 vendet e BE’së. ‘’Unë e thash, premtimi i parë me...

Analisti Nexhmedin Spahiu, i cili ka propozuar veten e tij si president ka bërë një premtim interesant.

Spahiu ka thënë se nëse bëhet president ai do e sigurojë njohjen nga Serbia dhe nga 5 vendet e BE’së.

‘’Unë e thash, premtimi i parë me marrë njohjen nga Serbia që është kruciale, njohjen nga 5 vendet e BE’së. Për dikë kjo mund të duket e pamundur. Për shkak të eksperiencës time, dijeve të mija, njohjeve që kam me liderët politikë të rajonit pa qenë president, pa qenë kryeministër, merre me mend me qenë president. Unë pa qenë president, kryeministër ose ministër, unë kam arrite që të jem i pranuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, i vendit që nuk e ka njoft Kosovën, që është armiqësor ndaj Kosovës, këtë ka arritur vetëm Fadil Vokrri, në fushën e vetë përkatëse, e ka arritur me fut Kosovën në UEFA dhe FIFA përndryshe, të kish vendos zoti me ia marr shpirtin Fadil Vokrrit nja 10 vjet përpara se ja ka marr, sot Kosova nuk ish kanë as në UEFA as në FIFA’’, ka thënë Spahiu i ftuar në Kosova Live në T7.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026

Krenati- Piloti shqiptar shpallet më i miri me avionët F-35 në forcën ajrore të SHBA

15.11.2026

Trenat TGV mes Bazelit dhe Parisit nuk qarkullojnë këtë fundjavë

14.11.2026