MAQEDONIA

Osmani pas rezultatit në Bërvenicë: VLEN-i do të përballet me llogarinë e shqiptarëve

Kosova.Today ·

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në Bërvenicë, duke e cilësuar rezultatin si një sinjal politik që, sipas tij, shënon vetëm fillimin e një ndryshimi më të gjerë. Sipas informacioneve jozyrtare,...

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në Bërvenicë, duke e cilësuar rezultatin si një sinjal politik që, sipas tij, shënon vetëm fillimin e një ndryshimi më të gjerë.

Sipas informacioneve jozyrtare, kandidati i Frontit Evropian, Arkin Jahiji, ka dalë përpara kandidatit të VLEN-it, Jakup Hiseini. Në raundin e dytë, përballë tyre pritet të jetë edhe kandidati i VMRO-DPMNE-së.

Përmes një mesazhi publik, Osmani ka drejtuar kritika ndaj atyre që, sipas tij, e kanë shpërfillur vullnetin e votuesve shqiptarë.

“Bërvenica është vetëm fillimi: vullneti i shqiptarëve që e injoruat dje, sot po kthehet për t’ju kërkuar llogari. Urime”, ka shkruar Osmani.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

13.11.2026

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

13.11.2026

Kasami: Provimi i jurisprudencës arritje e rëndësishme, do të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe

12.11.2026

Fillon debati për buxhetin e vitit 2027 në RMV, janë paraqitur mbi 300 amendamente

13.11.2026